Stërvitje simuluese për gjendje të jashtëzakonshme do të mbahet nesër dhe pasnesër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit
- Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedoni nesër dhe pasnesër (8 dhe 9 mars) në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet stërvitje simuluese për gjendje të jashtëzakonshme.
- Post By Melahat Baftija
- 17:06, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe TAV Maqedoni nesër dhe pasnesër (8 dhe 9 mars) në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të mbahet stërvitje simuluese për gjendje të jashtëzakonshme.
"U bëjmë thirrje qytetarëve që do të jenë pranë stërvitjes që t'i binden urdhrave të punonjësve të policisë për të garantuar qarkullim të sigurtë ose rendin publik", njoftojnë nga MPB-ja. mb/
Foto: MIA