• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Stërvitje e armatave të Koresë së Jugut dhe SHBA-së shkaku i ndërhyrjes së mundshme nga veriu "në stilin e Hamasit"

Stërvitje e armatave të Koresë së Jugut dhe SHBA-së shkaku i ndërhyrjes së mundshme nga veriu

Seul, 27 tetor 2023 (MIA) - Ushtarët e Koresë së Jugut dhe ata amerikanë këtë javë po kryejnë stërvitje për të përforcuar kapacitetet e tyre për përgjigje "për sulm potencial në stilin e Hamasit" nga Koreja e Veriut, kumtoi sot ushtria e Koresë së Jugut.

Mediat amerikane kujtojnë se të dy vendet zhvillojnë stërvitje të rregullta ushtarake, por këto nga kjo javë vijnë pas sulmit që grupi militant palestinez Hamas kreu në Izrael më 7 tetor, që ka ngritur alarmin e sigurisë në Korenë e Jugut e cila me Korenë e Veriut ka kufirin më të sigurt të botës.

Ekspertët thonë se artileria me rreze të gjatë veprimi të Koresë së Veriut, në rast konflikti, mund të lëshojë rreth 16.000 granata në orë që paraqet kërcënim serioz për Seulin, qytet që ndodhet në vetëm 50 kilometra nga kufiri me Korenë e Veriut.

Në stërvitjet treditore që filluan të mërkurën, marrin pjesë 5.400 trupa koreano-jugorë dhe amerikanë, 300 sisteme artilerie, 1.000 automjete dhe disa pajisje të forcave ajrore, kumtoi ushtria e Koresë së Jugut.

Siç theksohet, "stërvitjet përfshijnë sulme që synojnë "shmangien e burimeve të provokimeve të artilerisë me rreze të gjatë në një afat të hershëm". 

Koreja e Veriut nuk iu përgjigj menjëherë stërvitjeve.

Mediat amerikane raportojnë se Koreja e Jugut dhe SHBA po zgjerojnë stërvitjet e tyre të rregullta ushtarake përballë "programit të avancuar bërthamor në Korenë e Veriut".

Vetëm vitin e kaluar dhe këtë vit Koreja e Veriut ka kryer më shumë se 100 teste me raketa, prej të cilëve disa kanë simuluar sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut dhe SHBA-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR