• e diel, 22 dhjetor 2024

Stërvitja ushtarake "Defender Europe 23" fillon të hënën në Shqipëri, me pjesëmarrje të 20 vendeve aleate dhe partnere

Stërvitja ushtarake

Tiranë, 20 maj 2023 (MIA) - Në Shqipëri të hënën do të fillojë stërvitja e përbashkët shumëkombëshe ushtarake "Defender Europe 23", e udhëhequr nga Komanda evropiane e SHBA-së, ku do të demonstrohen aftësitë interaktive të SHBA-së me armatat aleate dhe partnere të NATO-s.  

Lidhur me këtë, Ambasada amerikane në Tiranë sot informoi se ushtarët amerikanë dhe pajisja tanimë kanë arritur në Shqipëri dhe se në stërvititjen do të marrin pjesë më shumë se 20 vende aleatë dhe partnerë.

"Me kënaqësi presim fillimin zyrtar të stërvitjeve këtu javën e ardhshme. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda evropiane e SHBA-së është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s", thuhet në publikimin e Ambasadës amerikane në rrjetet sociale.

Shqipëria për herë të dytë është nikoqir i stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë "Defender Europe 23". Në stërvitjen, siç informoi ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e cila do të mbahet prej 22 maj deri më 23 qershor, do të marrin pjesë më shumë se 7.000 ushtarë amerikanë dhe 17.000 trupa multinacionalë nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët tanimë kanë arritur në Shqipëri, gjë që do ta bëjë stërvitjen më të madhe në histori të Shqipërisë si aleat i NATO-s. bsh/

Foto: Ambasada e SHBA-së në Shqipëri 

QËNDRONI TË LIDHUR