• e diel, 22 dhjetor 2024

Sri Lanka: Arrestohen rreth 14.000 persona në një aksion të madh policor kundër trafikimit me drogë

Sri Lanka: Arrestohen rreth 14.000 persona në një aksion të madh policor kundër trafikimit me drogë

Kolombo, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Policia e Sri Lankës kumtoi se ka arrestuar rreth 14 mijë persona gjatë një aksioni njëjavor kundër trafikantëve të drogës në të gjithë vendin.

Ky aksion ka çuar në sekuestrimin e gati 440 kilogramëve lëndë të ndryshme narokotike përfshirë edhe heroinë. Pamjet nga mediat lokale tregojnë se policia me qen nuhatës ka kontrolluar shtëpitë në Kolombo dhe vende tjera.

Aktivistët për të drejtat e njeriut vlerësuan se bastisjet ishin të paligjshme sepse ato u kryen pa një urdhër për bastisje të shtëpive.

Një zëdhënës i policisë tha për Bi-Bi-Si-në se urdhrat nuk kërkohen gjithmonë për veprime të tilla kur kërkoni drogë.

Zyrtarët thonë se gjithsej 13,666 të dyshuar u arrestuan gjatë operacionit dhe 1,097 të varur nga droga u dërguan në një qendër rehabilitimi ushtarak.

Autorëve të dyshuar u janë sekuestruar edhe automjetet dhe pasuritë.

Aktivistët thanë se bastisjet kishin në shënjestër lagjet e varfra.

Sipas ekspertëve, trafikantët e qenieve njerëzore përdorin Sri Lankën si qendër, ndërsa droga që kalon nëpër vend -heroinë, hashash, kanabis krijojnë probleme serioze.

Zyrtarët thonë se bastisjet do të ndalen gjatë festave të Krishtlindjeve, por do të rifillojnë javën e ardhshme.

Në dhjetor 2016, policia sekuestroi 800 kilogramë kokainë, kapja më e madhe në Sri Lanka. si/

Foto: arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR