• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spiropali në takim me Konjufcën: Shqipëria fuqimisht do të lobojë për rritjen e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Spiropali në takim me Konjufcën: Shqipëria fuqimisht do të lobojë për rritjen e rolit ndërkombëtar të Kosovës

Tiranë, 2 gusht 2024 (MIA) - Kryetarja e Parlamenti të Kosovës, Elisa Spiropali, sot në Tiranë ka realizuar takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas çka publikoi se është e lumtur që vizitën e parë miqësore në zyre pas marrjes së detyrës së kryetares së Kuvendit, e ka pasur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

"Të dy Kuvendet tona do të vijojnë të bashkëpunojnë për proceset integruese në 🇪🇺, mbështetjen e pranimit të Kosovës në NATO, Këshillin e Europës dhe përfaqësimin në organizatat ndërkombëtare. Delegacionet e Kuvendit të Shqipërisë në organizatat parlamentare ndërkombëtare po lobojnë fort për rritjen e përfaqësimit, njohjeve dhe rolit ndërkombëtar të Kosovës", ka shkruar Spiropali në publikimin në Fejsbuk.

Ajo shtoi se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës kanë ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer, jo thjesht protokollar, por funksional dhe praktik, mes kryetarëve, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve.

"Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar në shtator 2022, krijoi një kuadër të përbashkët për bashkëpunimin parlamentar, i cili u pasua nga mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, më 27 nëntor 2022", përkujton ajo.

Paralajmëroi se vizitën e parë si kryetare të Kuvendit të Shqipërisë padyshim do ta realizojë pikërisht në Kosovë. bsh/

Foto: Spiropali FB

QËNDRONI TË LIDHUR