SpejsX e shtyu fluturimin provues të Starshipit për shkak të problemeve teknike
- Kompania e miliarderit Ilon Mask, SpejsX (SpaceX), e anuloi lansimin e misionit të dhjetë të raketës Starship nga Teksasi për shkak të problemeve teknike në vendin e lansimit.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:01, 25 gusht, 2025
Hjuston, 25 gusht 2025 (MIA) - Kompania e miliarderit Ilon Mask, SpejsX (SpaceX), e anuloi lansimin e misionit të dhjetë të raketës Starship nga Teksasi për shkak të problemeve teknike në vendin e lansimit.
Mediumet britanike kumtuan se vonesa u shkaktua pas serisë së dështimeve të mëparshme gjatë testeve të këtij viti, që sërish i prolongoi fazat zhvillimore kyçe për raketën.
Raketa "Super Heavy", e lartë 70,7 metra, dhe faza e saj e epërme, e lartë 52 metra, ishte në rampën e lansuar në objektin Starbase të SpejsX përderisa mbushej me derivate para fluturimit.
Megjithatë, rreth 30 minuta para lansimit të caktuar, SpejsX kumtoi në rrjetin social X se lansimi është shtyrë për shkak të problemeve në vendin e lansimit.
Si edhe në rastet e kaluara, kompia deklaroi se shpreson se do të mund ta zgjidhë problemin dhe sërish sot të tentojë ta lansojë.
Kompania, gjithashtu, deklaroi se shpreson se Starship do të jetë i gatshëm për misione që përfshijnë aterim në Hënë, mbështetur nga NASA, me siguri në vitin 2027. ab/
foto:SpejsX