• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe me organizatat ndërkombëtare në pjesën e migracionit

Spasovski: Thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe me organizatat ndërkombëtare në pjesën e migracionit

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski kishte fjalim përshëndetës në ngjarjen përmbyllëse të projektit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara në temën “Diskursi i migracionit, politika dhe planifikimi i bazuar në dëshmi”, i përkrahur nga Fondi Multi-Partner i Kombeve të Bashkuara për Migracione-IOM, Komesariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, nën mbikqyrjen e Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i projektit të përbashkët është përkrahja e institucioneve nacionale në përmirësimin e menaxhimit me dinamikën demografike migruese në vend.

Fjalime të tyre përshëndetëse përveç ministrit Spasovski, kishin edhe ministresha për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak.

Spasovski, siç njofton MPB-ja ka theksuar se implementimi i aktiviteteve në kuadër të këtij projekti të rëndësishëm kontribuoi në drejtim të shfrytëzimit të një mori të mjeteve dhe mekanizmave  të cilat u zhvilluan përmes grumbullimit të informacioneve kyçe për migracionin dhe sigurimin e informacioneve për krijimin e politikave përkatsëe të planifikimit.

“E tërë kjo kishte kontributin e tyre në sjelljen e vendimeve për sigurimin e të dhënave në kohë të duhur, të sigurta, të kapshme dhe të zbatueshme për migracionin dhe gjendjen me popullatën e cila migron, me të cilën fitohet një pasqyrë reale për gjendjen me migracionin dhe në planifikimin e të njëjtit ndihmoi të tejkalohet mungesa e të dhënave për krijimin e politikave në bazë të dëshmive ëhtë identifikuar si njëri nga sfidat kryesore në dokumentet nacionale dhe strategjike. Këtu dëshiroj të theksoj vetëm disa nga të arriturat në kuadër të projektit siç është përpunimi i Rezolutës së re për politika migruese 2021-2025 e cila u miratua nga ana e Kuvendit në dhjetor të vitit 2021, zhvillimi i Profilit migrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 dhe Indeksit për menaxhim me migracionet dhe përgatitjen e Propozimit për ndryshime dhe plotësime të Rregullores për standardet e pritjes së azilkërkuesve”, theksoi ministri Spasovski, duke shtuar se në kuadër të projektit janë avancuar kapacitetet teknike të institucioneve për mbledhjen dhe shkëmbimin e informatave nga fusha e menaxhimit me migracionet si dhe zbatimin e trajnimeve për ndërtimin e kapaciteteve të trupit ndërsektorial për zhvillimin e politikave migruese.

Spasovski potencoi se projekti i përbashkët i cili u implementua në tre vjetët e fundit dha një kontribut të rëndësishëm në procesin e plotësimit të kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të nevojës për harmonizimin e standardeve relevante të BE-së, duke përfshirë edhe rregullativën e BE-së 862/2007 për statistikat e migracionit të komunitetit dhe mbrojtje ndërkombëtare.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme me qasjen e tyre proaktive dhe të hapur, mbesin dhe janë partner kredibil në platforma, iniciativa dhe procese të ndryshme. Në pjesën e migracionit, prioritet kryesor i MPB-së është mbajtja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet e rajonit, me vendet tranzit dhe me vendet e origjinës, si dhe me agjencitë e BE-së, KB-ve dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare”, tha Spasovski në fund të fjalimit të tij, duke drejtuar urime të gjithë pjesëmarrësve në këtë projekt, partnerëve nacional dhe ekipin e projektit për punën e shkëlqyeshme, për zbatim të suksesshëm të aktiviteteve dhe të arritjeve në kuadër të projektit.

“Sipas të dhënave më të reja të Profilit të migracionit të Maqedonisë së Veriut 2021, numri i përgjithshëm e shtetasve të Maqedonisë të cilët qëndrojnë jashtë Maqedonisë së Veriut është thuajse 700.000 persona, që paraqet një të tretën e popullatës së përgjithshme në vend. E rëndësisë kyçe është të vazhdohet me përforcimin e bashkëpunimit me diasporën përmes krijimit të rrjeteve dhe mirëmbajtjen e tyre, përmirësimin e shërbimeve të disponueshme dhe perspektivave për bashkëpunim, transferin e diturive dhe aftësive. Morëm pjesë aktive në përgatitjen e Rezolutës më të re për politika migruese 2021-2025 e cila u miratua nga Kuvendi në dhejtor të viti 2021; në sigurimin e informatave dhe të dhënave relevante për Profili i Migracionit i Maqedonisë së Veriut 2021 dhe Indeksi i Menaxhimit të Migracionit 2021”, theksoi ministresha Trençevska, duke shtuar se me kërkesë të tyre në vitin 2021 janë përgatitur edhe “Propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores e pritjes së azilkërkuesve” dhe “Doracak për zbatimin e programit për integrimin e personave të cilëve u është dhënë azil”.

Nga ana e Koordinatores së Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhiak u theksua rëndësia e kontributit të programit për përparimin e shtetit.

“Jam shumë e gëzuar që mund të them se partneriteti i fuqishëm ndërmjet KB-ve, Qeverisë, Bankës Popullore”, Entit për Statistikë dhe të shoqërisë civile rezultoi me qasje të re revolucionare dhe zgjidhje inovative për zhvillimin e politikave migruese në vend. Ky program i përbashkët dha një kontribut të rëndësishëm për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt përparimit të Maqedonisës së Veriut në drejtim të plotësimit të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Duxhak. mb/

Foto dhe video: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR