• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski: Shteti është i gatshëm për pranim të refugjatëve ukrainas

Spasovski: Shteti është i gatshëm për pranim të refugjatëve ukrainas
Strugë, 4 tetor 2022 (MIA) - Shteti është plotësisht i gatshëm nëse ka çfarëdo lloj nevoje për pranim të refugjatëve ukrainas, pohon ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Pas pjesëmarrjes në ngjarje, programi për emigracion "Aspekti humanitar i rrjedhave të përziera të migrimit" që po mbahet në Strugë në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Spasovski theksoi se shteti ka Direktivë atraktive për mbrojtje të përkohshme edhe krahas pohimeve të Shoqatës së juristëve të rinj se Maqedonia e Veriut, së bashku me Kosovën dhe BeH-në nuk e kanë aktivizuar atë direktivë. "Jo, ne nuk e kemi aktivizuar atë mekanizëm si shtet. Jemi plotësisht të përgatitur. Kemi hyrje të rreth 21 mijë shtetasve ukrainas në territorin e shtetit, para së gjithash, të cilët janë në lidhje farefisnore apo miqësore me shtetasit tanë, ndërsa disa prej tyre punojnë në kompani TI të cilët vijnë këtu. Ka numër të vogël të personave të cilët kanë parashtruar kërkesë dhe u jepet qëndrim për shkaqe humanitare. megjithatë, si shtet jemi tërësisht të gatshëm nëse ka çfarëdo lloj nevoje për pranim të refugjatëve ukrainas", deklaroi Spasovski. Zoran Drangovski nga Shoqata e Maqedonisë së Veriut së juristëve të rinj theksoi se disponojnë me numër prej disa mijë ukrainas, të cilët qëndrojnë dhe të cilët përballen me vështirësi serioze në vend. "Vendet nga BE-ja e aktivizuan të ashtuquajturën Direktivë për mbrojtje të përkohshme e cila gjendet edhe në Ligjin tonë për mbrojtje ndërkombëtare, megjithatë Republika e Maqedonisë së Veriut nuk e aktivizoi atë mbrojtje dhe praktikisht refugjatët nga Ukraina janë lënë vetëm të gjinden me zgjidhje lidhur me statusin e tyre. Disa prej tyre tashmë aplikuan për mbrojtje të përkohshme, një lloj tjetër e mbrojtjes e cila jepet në pajtim me Ligjin për të huaj, nuk është mbrojtje e llojit si për refugjatë, e dedikuar, sepse me këtë mbrojtje ata nuk mund të punojnë, të shfrytëzojnë sigurim shëndetësor, përveç nëse nuk paguajnë vetë privatisht, nuk mund të marrin arsim pa pagesë etj.", tha Drangovski. Pjesën më të madhe, theksoi, shteti, i trajtojmë si turistë. "Ata kanë hyrë këtu në pajtim me atë qëndrim prej tre muajve, nuk kemi informata nëse ë gjithë e kanë rregulluar qëndrimin apo jo, por shteti nuk ka sistem të posaçëm i cili do të mundësojë mbrojtje të refugjatëve nga Ukraina. Edhe pse ekziston procedura e rregullt për marrje të së drejtës së azilit, një numër i vogël kanë vendosur të kërkojnë azil, sipas informatave me të cilat disponojmë ne, dhe nuk e dimë për cilat shkaqe, ndoshta ende janë në pritje të ndonjë mbrojtje të këtillë kolektive të cilën Maqedonia e Veriut duhet t'ua ofrojë këtyre refugjatëve", shtoi Drangovski. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti informoi se në RMV janë të pranishëm rreth 250 deri 300 persona nga Ukraina. "Për ta tërësisht kujdeset Kryqi i Kuq në kuptimin e ndihmës dhe mbështetjes në pjesën e nevojave humanitare dhe kujdesit shëndetësor. Jemi të gatshëm kemi siguruar mjete dhe njerëz, deri në fund t'u dalim përballë. Po punojmë në zgjerim të shërbimeve tona drejt tyre, po përgatisim hapësirë për fëmijët ukrainas të veprojmë në një mënyrë tjetër, t'i përmbushim nevojat e tyre në atë moshë", tha Saiti. Lidhur me numrin prej mbi pesë milionë refugjatëve, të cilët ndodhen në territorin e Turqisë, ministri i Punëve të Brendshme Spasovski theksoi se janë problem potencial edhe për shtetin tonë, por edhe për rajonin dhe për BE-në. "Prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme si do të funksionojë marrëveshja e BE-së dhe Turqisë. Unë shpresoj se si deri më tani do të menaxhohen ato marrëdhënie, e tëra me qëllim të mos shkaktohen sfida më të mëdha para të gjithë nesh të qëndrojnë në pjesën e përballjes me migracionin. Dëshiroj të përmend se këto masa të cilat ne i ndërmorëm janë masa për përballje me pasojat nga migrimi. Këto nuk janë masa për zgjidhje të problemit. problemi me migrimin duhet të zgjidhet nga burimi", theksoi Spasovski. Sipas ministrit, nëpër territorin e shtetit tonë prej vitit 2015 deri në janar të vitit 2016 kaluan rreth 1.100.000 persona. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR