• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski nga Brukseli: Dokument i ri strategjik i Këshillit të Sindikatave policore të Evropës

Spasovski nga Brukseli: Dokument i ri strategjik i Këshillit të Sindikatave policore të Evropës

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Në zyrën e Këshillit të sindikatave policore të Evropës (CESP) në Bruksel, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti fjalim në prezantimin e dokumentit strategjik "Kultivimi i farave të ndryshimit: Si qasja e re policore mund ta formojë të ardhmen e Evropës”.

 Siç njofton MPB-ja, në prezantim kanë marrë pjesë përfaqësues të Këshillit të sindikatave policore të Evropës, Këshillit të Evropës, si dhe Rikardo Valadas, kryetar i Këshillit të Sindikatave të Policisë së Evropës.

 

“E vlerësojmë shumë përpjekjet e CESP dhe të gjithë partnerëve që morën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti të ri të rëndësishëm, për të cilin shfaq shpresën se ai do të përmbushë vizionet e autorëve të tij për të qenë një mesazh i ri i ndritshëm dhe i fortë për çdo punonjës policie në Evropë. Megjithatë, shkalla e zhvillimit të integrimeve unifikon shumë aktivitete policore që mund t'i analizojmë përmes prizmit të çështjeve ose detyrave të përbashkëta që kryejnë shumica ose të gjitha shërbimet policore në Evropë. Presim me padurim të njihemi me modelin e propozuar për avancimin e profesionit policor, si dhe me qasjen e re policore për t'iu përgjigjur sfidave moderne të sigurisë”, tha ministri Spasovski.

 Ai shprehu besimin se analiza e masave dhe aktiviteteve të propozuara do të trajtohet me kujdes dhe, siç theksoi, të gjitha propozimet që janë të përshtatshme, realiste, të matshme dhe të zbatueshme për kushtet dhe rastet në Maqedoninë e Veriut do të pranohen dhe do të bëhen pjesë e operacionit të rregullt policor.

 

“Në atë drejtim po zhvillohet bashkëpunimi profesional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sindikatës së Policisë së Maqedonisë. Së bashku dhe me një përkushtim të fortë për ndërtimin e një shërbimi policor modern që do të jetë garantues i vlerave evropiane, por edhe i punës në kushte europiane, arritëm të realizojmë projekte të shumta të suksesshme që synonin përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve të policisë dhe promovimin e policisë në institucionin më të respektuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Spasovski, duke theksuar hapjen për thellimin e një bashkëpunimi të tillë, si me Sindikatën policore të Maqedonisë ashtu edhe me Këshillin e Sindikatave policore evropiane.  mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR