• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Spasovski - Mitaraki: Maqedonia e veriut dhe Greqia mbesin partnerë në luftën kundër krimit

Spasovski - Mitaraki: Maqedonia e veriut dhe Greqia mbesin partnerë në luftën kundër krimit
Shkup, 21 shkurt 2022 (MIA) - Thellimi i bashkëpunimit në nivel dypalësh në luftën kundër krimit, veçanërisht përmes shkëmbimit të informacioneve, si dhe përforcimit të partneritetit për një luftë më të suksesshme kundër migrimit ilegal mbi bazë të reciprocitetit dhe përcaktimit të procedurave të shpejta dhe efektive për identifikim dhe kthim të sigurt dhe të rregullt të personave të cilët nuk i përmbushin kushtet për hyrje, prani apo qëndrim, ishin temat kryesore të takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Brendshme Oiver Spasovskit me ministrin grek të Migrimit dhe Azilit Notis Mitaraki në margjinat e Konferencës Ministrore të Platformës për koordinim të përbashkët për luftë efikase kundër migrimit të paligjshëm përgjatë rrugës së Mesdheut Lindor në Vjenë. Siç publikoi ministri Spasovski në Fejsbuk në takim mes tjerash është biseduar edhe për gjendjen me migrimin ilegal gjatë vitit 2021. "Bashkërisht e përshëndetëm faktin se shënojmë një trend të uljes për 35 për qind të përpjekjeve për kalime ilegale në Maqedoninë e veriut - janë parandaluar 20.874 përpjekje, ndërsa 90 për qind e përpjekjeve janë parandaluar pikërisht në kufirin me Republikën e Greqisë", theksoi Spasovski. Ai në pubkikim potencoi edhe se me sukses janë detektuar dhe shkatërruar edhe dy grupe kriminale ndërkombëtare nga ana e Njësitit Kombëtar për Shkatërrim të  Kontrabandim të Emigrantëve dhe Tregtisë me Njerëz, të cilët ilegalisht kanë transferuar emigrantë nga Lindja e Mesme të cilët qëndrojnë në territorin e Greqisë. "Vazhdojmë me investimin në bashkëpunimin e ndërsjellë dhe fqinjësisë së mirë, mbetemi partnerë seriozë në luftën kundër krimit në nivel kombëtar dhe rajonal", potencoi Spasovski në publikimin në Fejsbuk. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR