• e premte, 05 dhjetor 2025

Spasovski: Me refuzimin e amendamenteve, pushteti tregon se nuk ka vesh për problemet themelore të qytetarëve

Spasovski: Me refuzimin e amendamenteve, pushteti tregon se nuk ka vesh për problemet themelore të qytetarëve

Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Me refuzimin e dy amendamenteve nga LSDM-ja për ribalancin e Buxhetit në Komisionin e sotëm parlamentar për financim dhe buxhet, pushteti tregon se nuk ka vesh për problemet themelore të qytetarëve, vlerëson deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në konferencën për shtyp pas seancës së Komisionit në të cilën përfundoi debati rreth amendamenteve pas ribalancit.

"LSDM-ja veproi me plot përgjegjësi dhe në funksion të nevojave të qytetarëve. Ajo që ishte prioritet, atë e ofruam në këtë ribanalc të Buxhetit dhe konstatoi se qeveria nuk dëgjon problemet themelore të qytetarëve, as nuk ka kapacitet demokratik për të dëgjuar vërejtjet, për të shqyrtuar me kujdes propozimet dhe për të marrë vendime të bazuara në ato. Edhe një herë, është treguar se qeveria ekzekutive, gjegjësisht Qeveria e VMRO-DPMNE-së, kontrollon grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së", tha Spasovski.

LSDM-ja në seancën e sotme të Komisionit parashtroi dy amendamente të cilat i referohen mbështetjes dhe ndihmës së viktimave dhe familjeve të tyre dhe të lënduarit nga zjarri "Puls" në Koçan dhe përballjen me zjarret.

"LSDM-ja dhe koalicioni sot parashtruan dy amendamente kyçe parlamentare, ashtu siç paralajmëruan më herët dhe të cilat kishin të bënin me dy çështje prioritare në vend. Një amendament ishte për mbështetje dhe ndihmë për viktimat dhe familjet e tyre dhe të lënduarit në zjarrin 'Puls' në Koçan, me të cilin duhet të përdoren mjete financiare për të përfunduar pagesën e dëmeve, megjithatë dhe të gjitha nevojat e tjera të kësaj kategorie të qytetarëve. Ky ishte amendament i cili ishte dhe një shans për të dërguar një mesazh për bashkëpunim, mesazh për unitet, megjithatë edhe një mesazh solidariteti me qytetarët. Le të tregojmë se institucionet janë këtu kur qytetarët kanë më shumë nevojë për to, ashtu siç kanë nevojë qytetarët e Koçanit në këtë moment. Amendamenti i dytë që parashtruam kishte të bënte me trajtimin e zjarreve. Kjo Qeveri ka treguar paaftësi ekstreme në përballimin me zjarret. Kemi zjarre çdo ditë dhe nuk kemi asnjë reagim nga institucionet kompetente në nivelin e duhur. Prandaj kishim një sërë zjarresh, kishim viktima në njerëz, kishim objekte tregtare plotësisht të djegura, shtëpi të qytetarëve, shtëpi për fundjavë etj", tha ai.

Spasovski konsideron se nuk ka prioritet më të madh nga ajo, ashtu siç tha ai, të gjithë së bashku të sigurojmë mjete financiare përmes këtij ribalanci e cila do të thotë para së gjithash rritje e numrit të zjarrfikësve dhe pagave të tyre, sepse nëse zjarrfikësit janë të motivuar mirë, atëherë mbrojtja do të jetë në një nivel të duhur. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR