• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Janë ndërmarrë masat pas denoncimit për prishjen e sigurisë në Komunën e Haraçinës, do të ngrihen kallëzime

Spasovski: Janë ndërmarrë masat pas denoncimit për prishjen e sigurisë në Komunën e Haraçinës, do të ngrihen kallëzime

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Kemi denoncim që para disa ditëve për prishjen e sigurisë në Komunën e Haraçinës dhe tashmë janë ndërmarrë masa në pajtim me orientimet që i ka dhënë Prokuroria publike dhe do të ngriten kallëzime penale kundër këtyre personave, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen rreth paralajmërimeve të Komunës se administrata komunale e Haraçinës nuk do të punojë nga sot për shkaqe sigurie.   

Sipas Spasovskit, përgjigjen më të mirë për gjendjen atje duhet ta japë kryetari i komunës.

"Por mendoj se të gjitha ato që po ndodhin në Haraçinë janë gjëra që duhet të zgjidhen reciprokisht, sepse konfliktet e ndërsjella që i kanë njerëzit nga origjina e njejtë politike, njerëzit me interesa të njëjta etj, nuk guxon të reflektojë negativisht tek qytetarët, në punën e Komunës, në kuptim të funksionimit dhe nevojave dhe përmbushjes së nevojave të qytetarëve të Haraçinës. Nga këndvështrimi ynë, po marrim një sërë masash për t'i ndihmuar në këtë pjesë, por ato, në thonjëza, "marrëdhënie debitore-kreditore", që i kanë brenda nga çdo aspekt me atë që kemi ne si polici do të duhet t'i zbardhin dhe të tregojnë se prioritet janë qytetarët e Haraçinës. Më vjen keq që Komuna po kthehet në kohën në të cilën nuk ka pasur funksionalitet dhe nuk po zgjidhet asnjë problem i qytetarëve", tha Spasovski pas takimit me Departamentin për njësite të aviacionit pranë MPB që u mbajt në Idrizovë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR