• e martë, 24 dhjetor 2024

Spasovski apeloi që institucionet të jenë më të azhurnuara gjatë lëshimit të vërtetimeve për ndryshimin e emrave të rrugëve

Spasovski apeloi që institucionet të jenë më të azhurnuara gjatë lëshimit të vërtetimeve për ndryshimin e emrave të rrugëve

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm, e jo interesi politik gjatë ndryshimit të emrave të rrugëve, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve për problemet me të cilat përballen qytetarët në Shkup gjatë dhënies së dokumenteve personale.

"Nuk paraqet problem me rastin e ndryshimit të rrugës aktuale, sepse nuk është bërë ndryshimi tani, por është bërë para disa viteve. Unë edhe herën e kaluar kur biseduam dhe u bëra thirrje kryetarëve të komunave dhe Këshillit të komunës se interesi i qytetarëve është më i rëndësishëm, e jo interesi politik, të paktën për mua si njeri dhe si politikan është shumë më me rëndësi çka do të bëjmë së bashku për qytetarët, sesa të artikulojmë ndodnjë interes politik dhe tani nëse rruga do të quhet "Aminta treti" ose sedi si, në fund kjo sjell më shumë dëm tek qytetarët, sesa dobi", thotë Spasovski.

Ministria e Punëve të Brendshme ditëve të fundit nuk ka alarme për bomba në shkolla ose institucione tjera, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e

Theksoi se dëmi është në atë që qytetarët detyrohen që në një periudhë të shkurtër kohore tÇ'i ndërrojnë dokumentet personale.

Ministri i Punëve të Brendshëm theksoi se problemi është tani që qytetarët presin dhjetë ditë për të marrë certifikatën dhe kur vijnë në takimin e caktuar për fotografimin e dokumenteve të identitetit, shfaqet problemi.

I pyetur për paralajmërimet e disa bankave se persona të panjohur po telefonojnë klientët e tyre dhe kërkojnë të dhënat e tyre personale, Spasovski thotë se sa janë raportuar dhe sa do të informohen më tej nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë MPB-së.

“Nëse ka pasur, apeloj që qytetarët që përjetojnë aktivitete të tilla të raportojnë që të hetohen, por edhe të ndalohet një trend i tillë”, shtoi Spasovski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR