• e premte, 05 dhjetor 2025

Spanja po përgatitet për valën e të nxehtit, temperatura mbi 40 gradë

Spanja po përgatitet për valën e të nxehtit, temperatura mbi 40 gradë

Madrid, 27 qershor 2025 (Mia) - Spanja pritet të përjetojë valën e saj të parë të të nxehtit këtë vit, me temperatura maksimale që do të kalojnë 40 gradë Celsius, sipas parashikimeve të sotme nga shërbimi meteorologjik shtetëror AEMET.

Nga dita e shtunë, për 75 për qind nga të gjitha komunat në vend është paraparë të ketë rrezik shëndetësor të ulët, të mesëm ose të lartë. Temperaturat më të larta, që do të arrijnë deri në 43 gradë, priten në provincën jugore të Andaluzisë.

Banorët e Saragosës në verilindje gjithashtu duhet të përgatiten për temperatura të larta, njoftoi DPA.

Qytetarët rekomandohen që, nëse është e mundur, të mos dalin nga shtëpia gjatë periudhave më të nxehta të ditës. Megjithatë, as natën nuk do të sjellë lehtësim të vërtetë, me temperatura që pritet të mbeten mbi 30 gradë, madje edhe pas mesnate.

Gjatë atyre netëve tropikale, temperatura bie rreth 25 gradë vetëm herët në mëngjes, ndërsa pastaj fillon të rritet sërish rreth orës 6 të mëngjesit. 

Vala e të nxehtit mund të zgjasë deri të enjten. 

Sipas AEMET, vetëm dy valë të të nxehtit ishin regjistruar në qershor mes viteve 1975 dhe 2000, ndërsa nëntë ndodhën në periudhën mes vitit 2000 dhe 2024. 

Këtë vit, që në maj, u shënuan temperatura rreth 40 gradë Celsius – kushte klimatike që janë më tipike për muajin gusht. qa/sa/

Foto: AEMET

QËNDRONI TË LIDHUR