• e diel, 22 dhjetor 2024

Spanja kundër vendimit të BE-së për suspendimin e ndihmës për palestinezët

Spanja kundër vendimit të BE-së për suspendimin e ndihmës për palestinezët

Madrid, 9 tetor 2023 (MIA) - Spanja nuk pajtohet me vendimin e Bashkimit Evropian që ta ndërpresë ndihmën zhvillimore për palestinezët pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. 

Në kumtesën e Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme bëhet e ditur se shefi i diplomacisë Hoze Manuel Albares e ka njoftuar komisarin evropian për zgjerim, Oliver Varheji se Madridi nuk pajtohet me vendimin e tillë.

Albares ka kërkuar edhe që për suspendimin e ndihmës për palestinezët të bisedohet në takimin e nesërm të ministrave evropianë të Punëve të Jashtme.

Paraprakisht, Varheji në rrjetin social Iks (Х) njoftoi se BE-ja e ndërpreu ndihmën zhvillimore për palestinezët.

Të gjitha pagesat janë suspenduar menjëherë. Të gjitha projektet janë vendosur në shqyrtim. Të gjitha propozimet buxhetore, përfshirë edhe për vitin 2023 janë shtyrë deri në vendimin e mëtutjeshëm. Vlerësim gjithëpërfshirës i gjithë portfolios, shkroi Varheji në Iks. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR