Spanja e anuloi marrëveshjen për furnizim të municionit nga nj kompani izraelite
- Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës sot kumtoi se e ka anuluar marrëveshjen për furnizim të municionit nga kompania izraelite "Gardian".
- Post By Arta Bunjaku
- 19:05, 29 tetor, 2024
Madrid, 29 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Spanjës sot kumtoi se e ka anuluar marrëveshjen për furnizim të municionit nga kompania izraelite "Gardian".
Ministria ka pasur ndër mend të blejë mbi 15 milionë plumba prej nëntë milimetrave nga ajo firmë, për gjashtë milionë euro.
Madridi vendosi ta ndërprejë shitjen e armëve Izraelit në tetor të vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër organizatës palestineze Hamas në Rripin e Gazës.
Qeveria spanjolle mbetet e përkushtuar të mos i shesë armë Izraelit. Edhe pse në këtë rast bëhet fjalë për furnizim të municionit, MPB inicoi procedurë administrative për anulim të furnizimit, thuhet në kumtesë.
Është konstaruar se kompanitë izraelite do të përjashtohen nga të gjithë tenderët.
Kryeministri spanjoll Pedro Sançez para dy javësh kërkoi nga anëtaret e Bashkimit Evropian të ndërpritet marrëveshja për tregti tëlirë me Izraelin. ab/
Foto: МIА arkivi