Spanjën e kapluan reshje të rrëmbyeshme
- Reshjet e rrëmbyeshme sot kapluan pjesë të Spanjës, përfshirë Galicinë, Asturinë, Kantabrinë, Baskinë, Navarën dhe veriun e Kastijës dhe Leonit, ndërsa reshjet pritet të ndalojnë pas fundjavës.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:37, 3 janar, 2025
Madrid, 3 janar 2025 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme sot kapluan pjesë të Spanjës, përfshirë Galicinë, Asturinë, Kantabrinë, Baskinë, Navarën dhe veriun e Kastijës dhe Leonit, ndërsa reshjet pritet të ndalojnë pas fundjavës.
Siç lajmëruan mediume spanjolle, reshjet më të rrëmbyeshme janë regjistruar në Galici, ndërsa në disa pjesë të rajonit pritet gjatë ditës sasia e reshjeve të arrijë edhe deri 40 litra në metër katror.
Meteorologët spanjollë paralajmëruan se moti i lig do të vazhdojë edhe të dielën, edhe përkundër asaj që nesër pritet qetësi, dhe se do ta godasë edhe Andaluzinë perëndimore. ab/
Foto: МIА arkivi