Spanjë: Demonstrata të mëdha kundër kryeministrit Pedro Sançez për korrupsion
- Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në Madrid në protesta të organizuara nga partia kryesore opozitare konservatore, kundër qeverisë së kryeministrit socialist Pedro Sançez, duke e akuzuar atë për korrupsion.
- Post By Fami Bajrami
- 16:54, 8 qershor, 2025
Madrid, 8 qershor 2025 (MIA) - Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në Madrid në protesta të organizuara nga partia kryesore opozitare konservatore, kundër qeverisë së kryeministrit socialist Pedro Sançez, duke e akuzuar atë për korrupsion.
Demonstruesit u mblodhën në sheshin e kryeqytetit duke porositur Sançezin "Jep dorëheqje!".
Partia popullore e thirri tubimin pasi regjistrimet audio të publikuara kinse treguan një anëtar të Partisë Socialiste duke zhvilluar fushatë për shpifje kundër njësisë policore që hetonte akuzat për korrupsion, ku dyshohet se janë përfshirë bashkëshortja, vëllai dhe ish krahu i djathtë i Pedro Sançezit.
Socialistët kanë mohuar akuzat.
Lideri i Partisë popullore, Alberto Nunjez Feiho, akuzoi qeverinë për "praktika mafioze" në aferën, duke pretenduar se Sançezi është në qendër të skandaleve të shumta të korrupsionit.
Partia popullore vlerësoi se më shumë se 100.000 njerëz morën pjesë në tubimin e sotëm nën sloganin "Mafia apo demokracia".
foto: EPA