• e diel, 22 dhjetor 2024

SPAK zbulon grupin kriminal që për 20-45 mijë dollarë transportonte shtetas shqiptarë drejt SHBA-së

SPAK zbulon grupin kriminal që për 20-45 mijë dollarë transportonte shtetas shqiptarë drejt SHBA-së

Tiranë, 25 korrik 2024 (MIA)- Disa persona janë ndaluar me urdhër të SPAK-ut, pasi akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal duke ndihmuar persona të ndryshëm të udhëtojnë drejt SHBA-së në mënyrë ilegale.

SPAK njofton se të përfshirët në këtë veprimtari falsifikonin dokumente në kohë të shpejtë, prisnin biletat e udhëtimin dhe pajisnin “klientët” me numra të ndryshëm në bazë të vendit ku do të udhëtonin. Zakonisht kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.

E gjitha kjo veprimtari kryhej dhe nuk zgjaste më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 mijë dollarë deri në 45 mijë dollarë.

“Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-së dhe personit nën hetim L.M., i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.", njoftojnë mediat e Shqipërisë.

Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-së kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej transiti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-së, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. Kjo procedurë nuk zgjaste më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 mijë dollarë deri në 45 mijë dollarë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

SPAK njofton se janë arrestuar pesë persona të cilëve u është caktuar masa e “arrestit shtëpiak”.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR