• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spajiq: Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi shtyhet për më 30 nëntor

Spajiq: Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi shtyhet për më 30 nëntor

Podgoricë, 31 tetor 2023 (MIA) - Qeveria e re malazeze sot mes vendimeve të saja të para solli që të shtyhet regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Mal të Zi për 30 nëntor, deklaroi kryeministri i ri malazez, Millojko Spajiq përcjell MINA. 

Ai në konferencën për media tha se nuk do të ketë kosto shtesë dhe se vonesa nuk paraqet asnjë problem për buxhetin dhe financat e shtetit.

"Në këtë periudhë do të bëjmë çmos për të korrigjuar çdo mangësi që mund të shohim, mes tjerash dy më të theksuara, e njëra prej tyre është mungesa e softuerit", tha Spajiq.

Kryeministri shtoi se me numrin e tij amë, çdo qytetar do të mund të kontrollojë se çfarë është futur në mënyrë që regjistruesit të mos mund të abuzojnë funksionin.

"Sofueri do të fillojë të punojë shumë shpejtë. Puna e dytë është shtimi i anëtarëve nga opozita në komisionet e regjistrimit", tha Spajiq.

Kryeministri malazez tha gjithashtu se për realizimin sa më të suksesshëm të regjistrimit do të diskutojë me këshillat kombëtar të popujve më pak të shumtë dhe se do të takohet me përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe palë të tjera të interesuara. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR