Sot vendimi për nënën dhe babanë e fëmijës që vrau nëntë nxënës dhe një roje në shkollën fillore "Vlladisllav Ribnikar" në Beograd
- Gjykata në Beograd sot pritet të njoftojë për gjykimin kundër Vlladimir dhe Miljana Kecmanoviq, prindërit e fëmijës i cili më 3 maj të vitit 2023 me pushkë vrau nëntë nxënës dhe një roje në shkollën fillore "Vlladisllav Ribnikar" në Beograd, si dhe plagosi edhe pesë nxënës dhe një mësuese.
- Post By Sara Ademi
- 08:25, 30 dhjetor, 2024
Beograd, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata në Beograd sot pritet të njoftojë për gjykimin kundër Vlladimir dhe Miljana Kecmanoviq, prindërit e fëmijës i cili më 3 maj të vitit 2023 me pushkë vrau nëntë nxënës dhe një roje në shkollën fillore "Vlladisllav Ribnikar" në Beograd, si dhe plagosi edhe pesë nxënës dhe një mësuese.
Gjykata do të marrë një vendim të shkallës së parë me të cilin mbrojtja dhe prokuroria do të kenë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit.
Procesi gjyqësor nga vetë fillimi është i mbyllur për opinionin, por gjykimi do të bëhet publik.
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, kërkoi që gjykata të shqiptojë dënim maksimal me burg. Ai në fjalën e fundit i propozoi gjykatës që Vlladimir Kecmanoviq të dënohet me dënim me burg për 14 vite e 11 muaj për vepër penale - vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe neglizhim dhe keqpërdorim të një personi të mitur.
Ai propozoi edhe dënim me burg prej pesë vite e pesë muaj për Miljana Kecmanoviq për vepra të kryera penale - prodhimtari të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse dhe neglizhim dhe keqpërdorim të një të mituri.
Është propozuar dënim maksimal me burg prej tre viteve për instruktorin e pushkatimit Nemanja Marinkoviq për veprën penale të dhënies së deklaratës së rreme.
Stefanoviq beson se çifti Kecmanoviq nuk ka rrethana lehtësuese, por vetëm rënduese sepse nuk kanë shprehur as keqardhje dhe as ndjeshmëri për viktimat. sa/
Foto: EPA