• e premte, 05 dhjetor 2025

Sot përpjekja e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot përpjekja e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 7 maj 2025 (MIA)- Me fillim prej orës 10 sot do të mbahet përpjekja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës për konstituim të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe që nga atëherë kanë kaluar vetëm dy pika të rendit të ditës. Ngërçi është krijuar te pika e tretë, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ku partia e Kurtit, LVV po propozon Albulena Haxhiun.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit, nga i hapur në të fshehtë, por komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces, nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

QËNDRONI TË LIDHUR