• e diel, 22 dhjetor 2024

Sot mbushen dy vite nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Sot mbushen dy vite nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

Romë, 24 shkurt 2024 (MIA) - Bota sot do ta shënojë dyvjetorin e fillimit të pushtimit rus të Ukrainës me tubime, takime dhe ekspozita në mbështetje të Ukrainës.

Italia, e cila këtë vit kryeson Grupin e shtatë vendeve të industrializuara (G7), do të mbajë një samit virtual me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në shenjë mbështetjeje për vendin e tij.

Tubime do të mbahen në disa qytete si Berlin dhe Varshavë, e diku do të ketë edhe para ambasadave ruse.

Në prag të përvjetorit, janë vendosur paketa të reja të sanksioneve kundër Rusisë.

Këshilli i Bashkimit Evropian prezantoi të premten paketën e 13-të të masave kufizuese kundër Rusisë.

Sanksionet e reja "kundër regjimit të Vladimir Putinit dhe atyre që janë përgjegjës për vazhdimin e luftës së tij të paligjshme, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit dhe atyre që e mbështesin atë" u vendosën ndaj 106 individëve dhe 88 subjekteve përgjegjëse për cenimin ose kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainë.

BE-ja ka bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, për shkak të së cilës Zelenski udhëton nëpër botë duke kërkuar mbështetje, veçanërisht ushtarake.

Si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve evropiane, Moska e ka zgjeruar listën e politikanëve të BE-së që i ndalon të hyjnë në Rusi.

Presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi gjithashtu sanksione kundër 500 subjekteve ligjore dhe të tjera në Rusi dhe në vende tjera për shkak të luftës në Ukrainë dhe vdekjes së liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni në burg.

Përvjetori i dytë vjen pas vdekjes së paradokohshme të kundërshtarit të Kremlinit, Navalni. Vdekja e tij ndezi një valë tubimesh për t'i bërë homazhe. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR