Sot mbahet takimi i Trampit me Karnin në Shtëpinë e Bardhë
- Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do ta presë kryeministrin e Kanadasë Mark Karni në kushte të marrëdhënieve të ashpërsuara dypalëshe, transmetoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 10:34, 6 maj, 2025
Uashington, 6 maj 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do ta presë kryeministrin e Kanadasë Mark Karni në kushte të marrëdhënieve të ashpërsuara dypalëshe, transmetoi DPA.
Trampi dje tha se "është e pasigurt" pse saktë Karni "dëshiron ta takojë atë".
"Supozoj se dëshiron të lidhim marrëveshje. Të gjithë e bëjnë atë", tha presidenti amerikan.
Liberalët e Karnit fituan në zgjedhjet parlamentare në Kanada më 28 prill pas fushatës zgjedhore të bazuar në rezistencën ndaj tarifave të shpallura të Trampit dhe qëllimit të tij ta shndërrojë Kanadanë në një shtet amerikan.
"Presidenti Tramp dëshiron të na shkatërrojë, që Amerika të na posedojë. Kjo nuk do të ndodh asnjëherë", tha Karni në fjalimin e tij pas fitores në zgjedhje.
"Kur të ulem në tryezë me të, do të diskutojmë marrëdhënien e ardhshme midis dy shteteve të pavarura në fushat e ekonomisë dhe sigurisë, dhe do të jemi plotësisht të vetëdijshëm se ka shumë, shumë mundësi të tjera për mirëqenien e Kanadasë përveç SHBA-së", shtoi kryeministri kanadez. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s