• e premte, 04 tetor 2024

Sot mbahet seanca e parë dëgjimore në hetimin për impiçment të Bajdenit

Sot mbahet seanca e parë dëgjimore në hetimin për impiçment të Bajdenit

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan, e udhëhequr nga republikanët, sot do të zhvillojë seancën e parë dëgjimore në kuadër të hetimeve, e cila mund të çojë përfundimisht në votim për impiçment të presidentit Xho Bajden, i cili është nga radhët e Partisë Demokratike.

Seanca dëgjimore e Komisionit për mbikëqyrje dhe përgjegjësi pranë Dhomës përfaqësuese me siguri nuk do të zbulojë informacione të reja për lidhje financiare të Bajdenit me djalin e tij, Hanter Bajden, (53), i cili ishte pjesë e bizneseve të shumta ndërkombëtare, derisa ka luftuar me varësinë nga droga dhe alkooli. Në vend të kësaj, sipas vlerësimeve të disa analistëve, dëgjimi do të shërbejë si një lloj justifikimi për hetimin.

Kryetari i Kuvendit për mbikëqyrje dhe përgjegjësi, Xhejms Komer tha se seanca do ta "shqyrtojë vlerën e hetimit për impiçment dhe do të prezantojë provat që republikanët e Dhomës përfaqësuesve kanë zbuluar deri tani në lidhje me njohuritë dhe rolin e presidentit Xho Banjden në praktikat vendase dhe ndërkombëtare afariste të familjes së tij".

"Kjo do të përfshijë dëshminë e katër dëshmitarëve, tre prej të cilëve janë zgjedhur nga republikanët dhe do të shqyrtojnë 'krimet që Xho dhe Hanter Bajden mund të kenë kryer'", tha deputeti Komer nga Kentakti në kumtesë me të cilën ka paralajmëruar seancën.

"Bazuar në provat, Kongresi është i detyruar të hapë një hetim për impiçment për korrupsion të presidentit Bajden. Amerikanët kërkojnë dhe meritojnë përgjigje, transparencë dhe përgjegjësi për këtë abuzim të postit publik”, tha Komer. qa/bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR