• e premte, 05 dhjetor 2025

Sot do të publikohet numri i telefonit, në të cilën do të raportohen keqpërdorimet e automjeteve zyrtare

Sot do të publikohet numri i telefonit, në të cilën do të raportohen keqpërdorimet e automjeteve zyrtare

Shkup, 16 shtator 2025 (MIA) - Numri i telefonit dhe e-mail adresa, në të cilin qytetarët do të mund të raportojnë keqpërdorimin e automjeteve zyrtare për qëllime private, do të publikoihen sot nga ana e shërbimit qeveritar për shtyp, paralajmëroi drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë, Ivica Tomovski. 

Ai në deklaratën, e dhënë në komunën e Gazi Babës, tha se do të reagojë deri tek institucionet, automjetet e të cilave janë keqpërdorur, pas çka udhëheqësit e këtyre institucioneve do të jenë në gjendje të iniciojnë procedura kundër personave që kanë kryer keqpërdorimin në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore. 

Sot, nga ana e shërbimit qeveritar do të shpallet publikisht numri i telefonit dhe e-mail adresa, ku qytetarët mund të raportojnë keqpërdorimet me automjetet zyrtare. Ata mund të dërgojnë informacion deri tek Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dhe pastaj atë ne mund t'ua dërgojmë të gjitha atyre institucioneve që e kanë kryer atë shkelje, në mënyrë që udhëheqësit e atyre institucioneve të mund t'i qasen me procedura disiplinore ose procedura tjera, të cilat rrjedhin nga normat ligjore dhe nënligjore të shtetit", tha Tomovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR