• e diel, 22 dhjetor 2024

Soros pas zërave se ka vdekur: Jam gjallë dhe shëndoshë

Soros pas zërave se ka vdekur: Jam gjallë dhe shëndoshë

Uashington, 15 maj 2023 (MIA) - Biznesmeni amerikan Xhorxh Sosos në profilin e tij në Tuiter, i ka mohuar zërat se ai ka vdekur, të cilat prej mbrëmë janë aktuale në këtë rrjet social.

Zërat se miliarderi, 92 vjeç, kishte vdekur nisën në faqen e internetit Politics For All Ireland, e cila që atëherë e ka hequr postimin e diskutueshëm në Tuiter. Postimi që atëherë është bërë viral, por portali i tij "MailOnline" e mohoi lajmin për vdekjen ndërsa vetë Soros shkoi në Tuiter.

"Thashethemet se kam pasur sulm në zemër janë krejtësisht të rreme. Jam gjallë dhe mirë", ka shkruar ai.

Soros disa herë në internet ishte "shpallur i vdekur". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR