Snopçe: Interesat e shqiptarëve mbi interesin tonë për pushtet
- Shkup, 29 prill 2025
- Post By Melahat Baftija
- 21:17, 29 prill, 2025

Shkup, 29 prill 2025
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin "Dialog te Lajmi", ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.
“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.
Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, u shpreh se me katër lider është fakt i pamohueshëm se nuk funksionon shkëlqyeshëm. Ai shtoi se edhe pse duhej të bëhej një parti politike, kjo nuk u bë.
“Për herë të parë komunat shqiptare morën një ndihmë të konsiderueshme për realizimin e projekteve infrastrukturore që është breng e qytetarëve shqiptarë. Pasi asnjëherë nuk ka pasur një përkrahje të tillë aq të madhe. Nga 100 milion euro, gati 30 milion euro u ndanë për komunat shqiptare. Tani ka filluar realizimi i atyre projekteve i cili është interesi primar i qytetarëve”, nënvizoi Snopçe.
Ai shtoi se edhe me miratimin e specializantëve, është një nga vendimet më të mëdha në vend dhe është në interes të përmirësimit të shërbimeve dhe kushteve më të mira shëndetësore.
Ai ka folur për sulmet e orkestruara që drejtohen nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Snopçe tha se epiqendra e sulmeve është kryetari Taravari.
“Askush nuk e ka sulmuar Snopçen apo dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, por është sulmuar vetëm Taravari. Sulmet dhe e gjithë kjo altireri e fyerjeve dhe shprehjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj Taravarit, u nis pikërisht në momentin që kishte një menaxhim fenomenal me tragjedinë e Koçanit”, nënvizoi Snopçe.
Ai shtoi gjithashtu se një ditë pas tragjedisë deputet maqedonas i kanë thënë se sigurisht që do të ketë edhe po aq të vdekur sa ishte numri zyrtar një ditë më pas.
“Ne tani pas disa javëve kemi vetëm dy të vdekur, për dallim nga Rumania që kishte një tragjedi të ngjashme, që tre herë më i madh ka qenë numri i të vdekurve pas tragjedisë në krahasim me ditën e tragjedisë”, shtoi Snopçe.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, tha se vitin e kaluar për herë të parë pas 20 viteve BDI shkoi në opozitë.
“Ky ishte vendimi më i duhur dhe moment historik. BDI perceptohej si një mal i pa thyeshëm, por u bë pluhur. Ai pluhur asnjëherë nuk mudn të bëhet më mal. Edhe ata të BDI-së nëse vijnë në pushtet, ata janë vetëdijesuar dhe më BDI nuk është më mal i pathyeshëm dhe do të jenë më të përgjegjshëm në vendimet e marra”, tha Snopçe.
Ai si shembull të kësaj e mori edhe futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, ka deklaruar se ASH-ja në përgjithësi nuk dëshiron të jenë dëshmitar dhe me çdo kusht të jenë në pushtet. Snopçe tha se pa ndonjë mbiemër pozitiv.
“Pra, nëse jemi në pushtet ne duhet të jemi në favorin e interesave të shqiptarëve dhe të jemi shumë të përgjegjshëm. Gjatë vitit të kaluar u themelua fillimisht një koalicion LEN. Taravari edhe pse kishte joshje dhe ofertë që dikush tjetër nuk do të kishte mund ta refuzonte, ai vendosi prapë t’i bashkëngjitet VLEN-it dhe duke sakrifikuar jashtëzakonisht shumë. Ne me shokët tanë u ndamë në dysh, për t’i dhënë mundësinë ndryshimit”, u shpreh Snopçe.
Ai shtoi se BDI për 20 vite si qeverisje përkrahjen e popullit e mori si një kredi të cilën asnjëherë nuk e ktheu në të mirë të popullit.
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin "Dialog te Lajmi", ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.
“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.
Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.
Halil Snopçe
______________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.