• e shtunë, 22 shkurt 2025

Smotriç u kërcënua se do ta rrëzojë qeverinë nëse Izraeli nuk e pushton Gazën

Smotriç u kërcënua se do ta rrëzojë qeverinë nëse Izraeli nuk e pushton Gazën

Jerusalem, 19 janar 2025 (MIA) - Ministri Izraelit i Financave, ultra i djathtë Bezazel Smotriç, sot i bëri thirrje Izraelit të pushtojë Rripin e Gazës dhe të vendosë adminsitratë ushtarake, duke kërcënuar se në të kundërtën do të rrëzojë qeverinë.

Në një deklaratë për radion ushtarake, Smotriç, lideri i partisë së Sionizmit Fetar, deklaroi se Izraeli "duhet të pushtojë Gazën dhe të formojë një qeveri të përkohshme ushtarake, sepse nuk ka rrugë tjetër për të mposhtur Hamasin".

"Unë do ta rrëzoj qeverinë nëse ajo nuk kthehet në luftime në një mënyrë që do të na bëjë të marrim të gjithë Rripin e Gazës dhe ta sundojmë atë," tha Smotriç, duke kritikuar gjeneral-kolonelin Herzi Halevi, shefin e shtabit, duke pretenduar se strategjia e tij është e dobët.

"Po të isha kryeministër, do t'i thoja shefit të shtatmadhorisë: "Kjo është politika ime, nëse nuk e zbatoni, shkoni në shtëpi'", shtoi ministri, duke këmbëngulur që Izraeli të marrë përsipër sigurinë dhe kontrollin e ndihmës humanitare për Gazën.

Netanjahu ka njoftuar në deklaratat e mëparshme se Izraeli nuk ka plan për të fituar Gazën apo për ta pushtuar atë përgjithmonë.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar sot, menjëherë pas fillimit të armëpushimin në luftën e Gazës, paralajmëroi për paqëndrueshmëri rajonale nëse Hamasi mbetet në pushtet.

"Nëse Hamasi mbetet në pushtet, paqëndrueshmëria rajonale që shkakton me shumë gjasa do të vazhdojë, nuk ka të ardhme për paqe, stabilitet dhe siguri për të dyja palët nëse Hamasi mbetet në pushtet në Rripin e Gazës," paralajmëroi ministri Saar në një konferencë shtypi në Jerusalem. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR