• e premte, 05 dhjetor 2025

Smotriç: Plani i ri i vendbanimeve në Bregun Perëndimor do ta “varrosë idenë e një shteti palestinez”

Smotriç: Plani i ri i vendbanimeve në Bregun Perëndimor do ta “varrosë idenë e një shteti palestinez”

Jerusalem, 14 gusht 2025 (MIA)- Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotriç ka bërë të ditur se ka miratuar një plan të ri për vendbanimet në territorin e Bregut Perëndimor, të njohur si E1, raportojnë mediat izraelite.

"Plani do të minojë idenë e një shteti palestinez", ka thënë ministri.

Smotriçi ka thënë se sot do të mbajë konferencë për shtyp i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qytetit Jesha, Jisrael Ganc dhe kryetarin e bashkisë së Maale Adumim, Gai Ifra për ta prezantuar më tej planin.

Plani ka të bëjë me një projekt kontrovers të vendbanimeve në Bregun Perëndimor me 3,412 njësi të njohura si E1 i cili u ngri nën presionin e SHBA-së, raporton "Xherusalem post".

Plani është përshkruar nga disa si një "goditje fatale për zgjidhjen me dy shtete" sepse e ndan Bregun Perëndimor në dy pjesë. Kjo do të pengonte zhvillimin e një zone metropolite midis Ramallahut, Jerusalemit Lindor dhe Vitlemit.

Mediat izraelite shtojnë se megjithëse publikimi i Smotriçit u bë publik, nuk ka konfirmim zyrtar për miratimin e planit.

Megjithatë, Smotriçi ka thënë se ky plan do të implementohet sepse është "gozhda e fundit në arkivol" e konceptit të një shteti palestinez.

"Nga perspektiva palestineze dhe nga perspektiva e bashkësisë ndërkombëtare, kjo është një zonë kritike. Pa të, krijimi i një shteti palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet është thjesht i pamundur", shton ai.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR