• e premte, 05 dhjetor 2025

Smotriç: Gaza është një patundshmëri kryesore, tashmë fillova negociata me SHBA-në

Smotriç: Gaza është një patundshmëri kryesore, tashmë fillova negociata me SHBA-në

Tel-Aviv, 17 shtator 2025 (MIA) - Ekstremisti religjioz dhe ministri izraelit ultra-djathtist i Financave, Bezalel Smotriç e hodhi poshtë deklaratën e kryeminsitrit Benjamin netanjahu prej para dy ditëve se Izraeli po përballet me izolim në rritje dhe se mund të detyrohet të bëhet ekonomi vetëmjaftuese me "karakteristika autariste" dhe një lloj "super-Sparte", kumtoi "Tajms of Izrael".

"Nuk dakordohem me fjalët e kryeministrit dhe me të vërtetë nuk më pëlqeu krahasimi me Spartën", e cituan mediumet hebraike ministrin ultra djathtist në konferencën për patundshmëri në Tel-Aviv.

Komentet e netanjahut shkaktuan kritika të ashpra nga liderët opozitarë dhe biznesmenët, pas çka pasoi rënia e vlerës së aksioneve në bursën në Tel-Aviv.

Netanjahu dje deklaroi se ka "besim të plotë" në ekonominë izraelite dhe tentoi të sqarojë se deklaratat e tij të së hënës ishin kahëzuar drejt industrisë mbrojtëse, dhe jo ndaj ekonomisë më të gjerë.

Përveç që e kritikoi Netanjahun, Smotriç gjithashtu tha se Gaza është "patundshmëri kryesore që e paguan veten" dhe se ai "tashmë ka filluar negociata me amerikanët" lidhur me rikonstruimin e rajonit bregdetar.

Presidenti amerikan, Donald Tramp vazhdimisht foli për dëshirën e tij për ta shndërruar Rripin e Gazës në "Rivierë" të kontrolluar nga SHBA-ja, si pjesë e planit që do të inkurajonte një pjesë të madhe të popullatës palestineze të largohet pas luftës.

Planet e Trampit u hodhën poshtë nga palestinezët, vendet arabe dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar.

Netanjahu deklaroi se Izraeli nuk ka plane për popullim të sërishëm të Rripit të Gazës, por anëtarët ultra-djathtistë të qeverisë së tij, përfshirë edhe Smotriçin, punojnë në mënyrë aktive në promovimin e planeve të këtilla, konkludon "Tajms of Izrael". ab/

Fotо:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR