• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sllovenia vendosi kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë

Sllovenia vendosi kontrolle kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë

Lubjanë, 21 tetor 2023 (MIA) - Sllovenia në mesnatë ka vendosur kontrolle policore në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë dhe kjo masë do të vlejë të paktën 10 ditë.

Sllovenia vendosi kontrolle pasi Italia bëri të ditur të njëjtën masë në kufirin me Slloveninë, ndërsa si shkak përmend rritjen e rreziqeve të sigurisë për shkak të krimit të organizuar, përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjen e fluksit të emigrantëve, transmeton STA.

Ministri i Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Boshtjan Poklukar, deklaroi se qytetarët që jetojnë afër kufirit edhe krahas kontrolleve të vendosura do të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht, duke theksuar se i kanë dhënë instruksione policisë që ta mundësojë këtë.

Për udhëtarët do të hapen 14 pika kontrolli edhe atë 12 në kufirin me Kroacinë dhe dy në kufirin me Hungarinë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR