Sllovenia vendosë embargo të armëve për Izraelin
- Sllovenia vendosi embargo për eksport, import dhe tranzit të armëve në Izrael, dy javë pasi që shpalli dy ministra izraelitë si persona non grata, kumtuan mediumet sllovene duke iu referuar një kumtese qeveritare në Lubjanë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:55, 1 gusht, 2025
Lubjanë, 1 gusht 2025 (MIA) - Sllovenia vendosi embargo për eksport, import dhe tranzit të armëve në Izrael, dy javë pasi që shpalli dy ministra izraelitë si persona non grata, kumtuan mediumet sllovene duke iu referuar një kumtese qeveritare në Lubjanë.
Masën e kumtoi kryeministri Robert Golob pas takimit të qeverisë sllovene. Golob tha se Sllovenia është vendi i parë evropian që ka ndërmarrë një hap të tillë.
Sllovenia e njohi shtetin palestinez në qershor të vitit të kaluar dhe prej atëherë vazhdimisht bën thirrje për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës dhe rritje të dërgesave të ndihmave në enklavë.
Izraeli i dënoi deklaratat e javës së kaluar të Francës, Britanisë ës Madhe dhe Kanadasë se ndoshta do ta njohin shtetin palestinez, duke thënë se ky do të ishte çmim për lëvizjen islamiste palestineze Hamas për sulmin e saj në territorin izraelit më 7 tetor 2023. ab/
foto: МIА arkivi