Sllovenia e shpall Netanjahun "persona non grata"
- Qeveria sllovene e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu “persona non grata” dhe do të marrë të njëjtat masa si kundër dy ministrave ekstremistë izraelitë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotriç të cilët në korrik u shpallën të padëshirueshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 16:15, 25 shtator, 2025
Lubjanë, 25 shtator 2025 (MIA) – Qeveria sllovene e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu “persona non grata” dhe do të marrë të njëjtat masa si kundër dy ministrave ekstremistë izraelitë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotriç të cilët në korrik u shpallën të padëshirueshëm.
"Publiku është i vetëdijshëm se ai po ndiqet penalisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndër të tjera, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë më 19 korrik 2024 vendosi se disa politika dhe praktika izraelite po shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut", publikoi në platformën X, sekretarja e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Neve Grashiq.
Ajo shton se vendimi i qeverisë “i dërgon mesazh të qartë Izraelit se Sllovenia pret respektim të vazhdueshëm të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare”.
Sllovenia vitin e kaluar e njohur shtetin e Palestinës, ndërsa në gusht vendosi embargo për armë ndaj Izraelit dhe vendosi ndalesë për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të okupuara nga Izraeli.
Foto: X