• e hënë, 01 korrik 2024

Sllovenia dhe Kroacia ndër pesë vendet evropiane me kushtet më të mira të jetesës

Sllovenia dhe Kroacia ndër pesë vendet evropiane me kushtet më të mira të jetesës

Zagreb, 2 shkurt 2023 (MIA) - Sllovenia me vendin e katërt dhe Kroacia me vendin e pestë janë renditur në mesin e pesë vendeve në Evropë me kushtet më të mira për jetesë, raporton faqja "Croatia Week".

Sondazhi u krye nga blogu "My Dolce Casa", i cili publikon materiale mbi udhëtimet, shpërnguljen, jetesën dhe daljen në pension në vende të ndryshme. Renditja e saj përfshin 15 vende evropiane që ofrojnë një kombinim të cilësisë së lartë të jetës dhe kostove të arsyeshme.

"Vendi i katërt i Sllovenisë mund të jetë surprizë për disa, por ata që e kanë vizituar vendin të paktën një herë do të kuptojnë pse ky vend i nënvlerësuar renditet kaq lart në mesin e vendeve më të mira në Evropë për të jetuar," thuhet në blog.

Arsyet kryesore për të zgjedhur për të jetuar në Slloveni, sipas sondazhit, janë "bukuria mahnitëse natyrore, malet që të lënë pa frymë, infrastruktura e klasit botëror dhe siguria".

“Kroacia nuk është më thesari i fshehur i Evropës siç ishte dikur”, thuhet në studim.

Bregdeti i Adriatikut, qytetet bregdetare, uji i pastër dhe moti i bukur janë ndër arsyet që blogu citon për zgjedhjen për të jetuar në Kroaci.

"Kroacia fiton vendin e saj në listë falë vlerësimit të kostos së ulët për jetesë dhe cilësisë së jetës, duke ofruar një mënyrë jetese të jashtëzakonshme me çmime të arsyeshme," përfundoi studimi. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR