
Lubjanë, 5 prill 2022 (MIA) - Qeveria sllovene sot njoftoi se 33 diplomatë rusë janë dëbuar pasi në qytetin ukrainas Buça ishin gjetur trupat e civilëve të vrarë, ndërsa Kievi i akuzoi forcat ruse për masakër.
Paraprakisht, Ministria e Jashtme tha se kishte thirrur ambasadorin rus Timur Ejvazov për të shprehur "zemërimin e Sllovenisë për vrasjen e civilëve ukrainas në Buça dhe qytete të tjera të çliruara nga agresioni rus" dhe për ta informuar atë se numri i diplomatëve rusë në vend do të reduktohej. sa/