• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sllovakia më nuk do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Sllovakia më nuk do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë

 Bratislavë, 14 nëntor 2023 (MIA)  -  Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kaliniak e ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se vendi i tij më nuk do të furnizojë armë dhe municion për Ukrainën, bëri të ditur Ministria sllovake e Mbrojtjes.

 "Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kaliniak në Bruksel u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel dhe me atë rast e informoi për përfundimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga magazinat e Forcave të Armatosura Sllovake", bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Sllovakisë, transmeton Tass.

 Megjithatë, Sllovakia do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me një spektër të gjerë ndihmë humanitare dhe mbështetje teknike, përdorimi i të cilave nuk çon në vdekje, thuhet në kumtesë, dhe shtohet se vendimi i ri i qeverisë sllovake respektohet nga vendet partnere të NATO-s.

 Vendimin për ndërprerjen e dërgesave të ndihmës ushtarake shtetërore për Ukrainën e mori qeveria e kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili e mori detyrën më 25 tetor.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR