• e diel, 22 dhjetor 2024

Skercos: Asnjë tolerancë për grupet paramilitare naziste, për paligjshmërinë dhe për frikësimin e qytetarëve

Skercos: Asnjë tolerancë për grupet paramilitare naziste, për paligjshmërinë dhe për frikësimin e qytetarëve

Athinë, 27 prill 2023 (MIA) - Greqia nuk do të "tolerojë paligjshmëri dhe frikësimin e qytetarëve", deklaroi zëdhënësi i Qeverisë greke, Akis Skercos në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët lidhur me hyrjen e grupit të maskuar të Agimit të Artë në ekspozitën e artistit Sergej Andreeski në Selanik, njofton korrspondentja e MIA-s nga Athina.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për incidentin në galerinë në komunën Kalamaria të Selanikut, ku janë ekspozuar veprat e Andreeskit, Skercos tha se nuk ka tolerancë as për grupet paramilitare naziste, term i cili në Greqi përdoret për grupet e organizuara të Agimit të Artë.

"Asnjë tolerancë për të ashtuquajturat  grupe paramilitare naziste, asnjë tolerance për paligjshmërinë, asnjë tolerance për frikësimin e qytetarëve", u përgjigj shkurt Skercos.

QËNDRONI TË LIDHUR