• e premte, 05 dhjetor 2025

Skender Rexhepi - kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga Fronti Evropian

Skender Rexhepi - kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga Fronti Evropian

Shkup, 6 gusht 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga Fronti Evropian do të jetë Skender Rexhepi Zejd, deputet dhe lider i "Lëvizjes Popullore". Kandidaturën e Rexhepit e publikoi në faqen e tij të Fejsbukut, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

"Pas konsultimeve me krerët e partive politike që përbëjnë Aleancën Kombëtare për Integrim, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, ramë dakord që kandidati ynë për kryetar të Shkupit të jetë Skender Rexhepi, i cili është kryetar i partisë politike "Lëvizja Popullore". Ai është diplomuar në Fakultetin e Filozofisë, ka përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sektorin civil dhe shoqërinë civile. Aktualisht është anëtar i Kuvndot të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është zëri i qytetarëve, mbrojtës i të drejtave të tyre dhe avokat i reformave të thella politike dhe shoqërore, shkruan Ahmeti në postim.

Ai shtoi se Rexhepi ka përvojë të gjatë të dëshmuar në sektorin civil dhe shoqërinë civile.

"Kandidatura e tij paraqet jo vetëm unitet të forcave progresive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe alternativë të qartë të Shkupit, qyte që meriton zhvillim të barabartë. Aleanca Kombëtare për Integrim është e bindur se me Skender Rexhepin - Zejd, do të ketë kryetar që e di realitetin, e dëgjon qytetarin dhe punon për të gjithë në mënyrë të barabartë", thekson Ahmeti. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR