• e hënë, 23 dhjetor 2024

Skandal në klinikën onkologjike në Tiranë, mjekët i referonin pacientët në spitalet private dhe fitonin para

Skandal në klinikën onkologjike në Tiranë, mjekët i referonin pacientët në spitalet private dhe fitonin para

Tiranë, 25 qershor 2024 (MIA) - Një skandal ka tronditur klinikën onkologjike në Spitalin Universitar "Nënë Tereza" në Tiranë, raportojnë mediat.

"Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar skandalin për të cilin pacientët ankoheshin prej kohësh, ku përfshihen mjekë të mjekësisë së përgjithshme dhe specialistë në klinikën onkologjike në QSU "Nënë Tereza" në Tiranë, raportojnë mediat.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit në bashkëpunim të ndërsjellë kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të ofrojnë shërbime për pacientët me sëmundje tumorale kanë bërë të kundërtën, duke i referuar ata në spitale private për përfitime ekonomike.

"Në bazë të veprimeve proaktive, duke përfshirë përgjimet, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, si dhe veprimet e hapura hetimore, janë zbuluar raste të pacientëve të ndryshëm të cilëve nuk iu është dhënë trajtimi adekuat mjekësor dhe janë dërguar në klinika private", theksojnë mediat.

Në skemë u përfshinë edhe farmacitë.

Prokuroria dokumentoi raste të blerjes së barnave me vlerë të konsiderueshme për kimioterapi nga një farmaci, e cila i shiste këto barna pa llogari fiskale dhe me kod të fshirë, gjë që krijon dyshime për origjinalitetin e këtyre barnave.

Në aksionin "udhëtim" u ndaluan 16 persona, u sekuestruan barna të cilat u konstatuan se ishin për përdorim spitalor ose më mirë të marra nga departamenti i onkologjisë. Gjithashtu është vërtetuar se pajisjet esenciale që kishte klinika nuk janë përdorur kurrë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR