• e hënë, 23 dhjetor 2024

Skaj Njuz: Rusia e ka penguar sinjalin satelitor të aeroplanit që e ka trasportuar Grant SHaps

Skaj Njuz: Rusia e ka penguar sinjalin satelitor të aeroplanit që e ka trasportuar Grant SHaps

Moskë, 14 mars 2024 (MIA) - Besohet se Rusia e ka bllokuar sinjalin satelitor të aeroplanit të përdorur nga ministri i Mbrojtjes, Grant Shaps, për të udhëtuar nga Polonia për në Britani, raporton Skaj njuz.

Sinjali GPS thuhet se është ndërprerë për rreth 30 minuta pasi aeroplani fluturoi pranë enklavës baltike ruse, Kaliningrad.

Telefonat celularë nuk mund të lidheshin me internetin dhe aeroplani u detyrua të përdorte metoda alternative për të përcaktuar vendndodhjen.

Shaps është sot për vizitë njëditore në Evropën Lindore për të takuar ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që marrin pjesë në stërvitjen "Stedfest Defender.

Sipas Skaj njuz, aeroplani e transportonte Shaps nga Polonia - ai ishte për vizitë në një stërvitje të madhe të NATO-s atje.

"Burimet e mbrojtjes thonë se nuk kishte asnjë rrezik për aeroplanin dhe pilotët kanë përdorur metoda alternative të navigimit", shkruan Skaj njuz. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR