• e premte, 05 dhjetor 2025

Skaj Njuz: Hamasi është informuar për propozimin e armëpushit të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë

Skaj Njuz: Hamasi është informuar për propozimin e armëpushit të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë

Kajro, 12 gusht 2025 (MIA) - Negociatorët e grupit palestinez Hamas janë informuar për propozimin e ri për armëpushim në Gaza, të përgatitur nga Egjipti dhe Katari, me ndihmën e Turqisë, i cili do t'i jepte fund luftës dhe lirimin e të gjitha pengjeve, raporton Skaj njuz.

Siaps raportit, marrëveshja parashikon lirimin e të gjitha pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, në shkëmbim të të burgosurve palestinez, ndërsa Izraeli t'i tërheqë forcat e tij ushtarak "nën mbikëqyrjen e koalicionit arab-amerikan", derisa nuk arrihet marrëveshje për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen nga qeverisja e Gazës, raporton "Tajms of Izrael".

Në ndërkohë, Turqia dhe ndërmjetësuesit tjerë do të garantonin ndërprerje të të gjitha aktiviteteve ushtarake të Hamasit, duke lejuar të fillojnë bisedat për fund të përhershëm të luftës.

Sipas raportit, nëse Hamasi i pranon kushtet e propozimit, ai do të dorëzohet te ndërmjetësuesit amerikan për tia dorëzuar Izraelit.

Skaj njuz e paraqet propozimin si të destinuar për "heqjen e çdo preteksti për pushtimin e Gazës", nga ana e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Raporti u publikua pasi delegacioni i Hamasit u kthye në Kajro, si pjesë e përpjekjeve të rinovuara për rifillim të negociatave për armëpushim, të cilat janë në qorr-sokak. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR