• e hënë, 23 dhjetor 2024

Skaj Njuz: Grosi sërish u nis drejt Zaporozhjes, situatën rreth centralit e vlerësoi si "shumë të rrezikshme dhe jostabile"

Skaj Njuz: Grosi sërish u nis drejt Zaporozhjes, situatën rreth centralit e vlerësoi si

Zaporozhje, 29 mars 2023 (MIA) - Shefi i Agjencisë së KB-së për energji bërthamore, Rafael Grosi, sot u nis për vizitë në centralin bërthamor Zaporozhje, në Ukrainën juglindore, e cila me muaj të tërë është pushtuar nga forcat ruse, njoftoi Skaj njuz.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), do ta shqyrtojë situatën në centralin më të madh bërthamor  si pjesë e përpjekjeve për uljen e rrezikut nga fatkeqësia e madhe.

Në rrethinën e centralit sërish u intensifikuan luftërat, ndërsa Moska dhe Kievi vazhdimisht kanë akuza të ndërsjella për granatimin e zonës.

Grosi shpreson se do të arrijë marrëveshje për mbrojtjen e centralit, duke e përshkruar situatën si "shumë të rrezikshme" dhe jostabile.

ANEB nga viti i kaluar ka stacionuar vëzhgues në fabrikën në Zaporozhje, transmeton Skaj njuz. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR