Skënder Hita, drejtor i ri i përgjithshëm i policisë shqiptare
- Qeveria e Shqipërisë në seancën e sotme për drejtor të ri të përgjithshëm të policisë shqiptare e emëroi Skënder Hitën, drejtor aktual i drejtorisë lokale të policisë në Fier, njoftoi Besfort Lamallari, duke theksuar se "ky vendim është bazuar në merita, profesionalizëm dhe integritet".
- Post By Qefsere Abduli
- 13:32, 30 mars, 2026
Tiranë, 30 mars 2026 (MIA) - Qeveria e Shqipërisë në seancën e sotme për drejtor të ri të përgjithshëm të policisë shqiptare e emëroi Skënder Hitën, drejtor aktual i drejtorisë lokale të policisë në Fier, njoftoi Besfort Lamallari, duke theksuar se "ky vendim është bazuar në merita, profesionalizëm dhe integritet".
"Sot, në mbledhjen e Qeverisë, miratuam vendimin me të cilin Skënder Hita emërohet drejtor i përgjithshëm i policisë shtetërore. Ai kishte vlerësimin më të lartë mes kandidatëve të paraqitur për konkurs, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve", shkroi Besfort Lamallari në një postim në Fejsbuk.
Skënder Hita vjen në vend të Ilir Prodas, të cilin kryeministri Edi Rama e shkarkoi më 1 mars, së bashku me drejtorin e policisë së Tiranës, Elton Alushi. Shkarkimi i dy drejtuesve të lartë policorë, sipas arsyetimit, u bë sepse "për protestat e opozitës, veçanërisht atë të 28 shkurtit, nuk kanë ndërmarrë masa të përshtatshme dhe nuk kanë arritur të sigurojnë rendin dhe qetësinë publike". qa/
Foto: Fejsbuk