Siti e huazoi Eçeverin në Baer Leverkuzen
- Klubi anglez i Premier Ligës, Mançester Siti, ia ka huazuar Klaudio Eçeverin, Baer Leverkusenit, raportuan sot mediat gjermane.
- Post By Melahat Baftija
- 18:11, 19 gusht, 2025
Mançester, 19 gusht 2025 (MIA) - Klubi anglez i Premier Ligës, Mançester Siti, ia ka huazuar Klaudio Eçeverin, Baer Leverkusenit, raportuan sot mediat gjermane.
Kontrata e argjentinasit është për një sezon dhe nuk përfshin klauzolë blerjeje.
Mesfushori 19-vjeçar duhet t'i nënshtrohet vizitave mjekësore deri në fund të kësaj jave përpara se t'i bashkohet klubit të Bundesligës.
Eçeveri iu bashkua Mançester Sirit nga River Plate në shkurt të këtij viti.
Këtë sezon, Leverkuseni do të zëvendësohet nga trajneri holandez Erik ten Hag, pasi Çabi Alonso mori drejtimin e Real Madridit. mb/
Foto: EPA