• e diel, 22 dhjetor 2024

Sistemi "Patriot", donacion rumun, arriti në Ukrainë

Sistemi

Kiev, 3 tetor 2024 (MIA) - Sistemi për mbrojtje kundërajrore "Patriot", të cilin Rumania ia dhuroi Kievit, arriti në Ukrainë, konfirmuan sot për Radion Evropa e Lirë nga Ministria rumune e Mbrojtjes.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dje e falëdneroi Rumaninë prë donacionin, por edhe kërkoi nga anëtaret e NATO-s në fqinjësi të Ukrainës të punojnë në rrëzimin e fluturakeve ruse pa polit dhe raketave.

"Falënderim për secilin vend i cili me të vërtetë na ndihmoi në mbrojtjen kundërajrore. Posaçërisht e falëdneroj Rumaninë për sistemin 'Patriot'", tha Zelenski.

Qeveria rumune në shtator e miratoi aktin e fundit normativ të domosdoshëm për dhurim të sistemit "Patriot" Ukrainës. Në dokument, i cili është i besueshëm, ceket se Rumania ia jep sistemin Patriot Ukrainës për shfrytëzim pa pagesë.

Ministria rumune e Mbrojtjes paraprakisht theksoi se do të dërgojë njërin prej shtatë sistemeve Patriot në konfiguracionin 3+ që Rumania i bleu nga SHBA-ja. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR