• e mërkurë, 07 gusht 2024

Sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore rrëzuan 39 dronë ukrainas

Sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore rrëzuan 39 dronë ukrainas

Moskë, 29 korrik 2024 (MIA) - Sistemet ruse për mbrojtje kundërajrore gjatë natës rrëzuan 39 dronë ukrainas mbi territorin rus, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Sistemet për mbrojtje kundërajrore hasën dhe shkatërruan 19 dronë të tipit të aeroplanëve mbi Kursk, nëntë mbi Belgorod, tre mbi Voronezh, pesë mbi Bërjansk dhe tre mbi rajonin e Leningradit", thuhet në kumtesë. 

Guvernatori i rajonit Voronezh, Aleksandar Gushev, deklaroi se mbi rajonin e Ostrogos është rrëzuar një dron dhe se pjesët e tij dëmtuan një objekt të infrastrukturës publike në fshatin Gazoprovod. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR