• e premte, 05 dhjetor 2025

Sisi: Procedurat aktuale izraelite vështirësojnë shanset për marrëveshje paqësore në Lindjen e Mesme

Sisi: Procedurat aktuale izraelite vështirësojnë shanset për marrëveshje paqësore në Lindjen e Mesme

Doha, 15 shtator 2025 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah el-Sisi sot deklaroi se procedurat aktuale të Izraelit vështirësojnë të gjitha shanset për marrëveshje të reja paqësore në Lindjen e Mesme.

"Kjo që po ndodh aktualisht vështirëson të ardhmen e paqes, rrezikon sigurinë tuaj dhe sigurinë e popujve në rajon, shton pengesa të shanseve për çfarëdo lloj marrëveshje të re paqësore, madje i anulon edhe ato ekzistuese", tha El-Sisi në fjalimin në Samitin arabo-islamik në Doha, i cili kishte për qëllim Izraelin, transmetojnë mediat britanike.

Në Samitin arabo-islamik në Doha është diskutuar për sulmin ajror izraelit nën udhëheqësinë e Hamasit në Doha nga e hëna e kaluar. Në sulm humbën jetën pesë anëtarë të Hamasit dhe një oficer për sigurinë e Katarit, duke shkaktuar dënim të gjerë ndërkombëtar. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR