Sisi: E dija që Trampi ishte i vetmi i aftë për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit
- Presidenti amerikan Donald Trampi, pasdite nga Izrael mbërriti në pushimoren egjiptiane Sharm el-Sheik, ku do të mbahet samiti i paqes për Gazën. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e samitit, Tramp, së bashku me nikoqirin e tij dhe bashkëkryetarin e samitit të paqes, presidentin egjiptian Abdel Fatah el-Sisi, mbajtën një brifing të shkurtër me gazetarët.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:04, 13 tetor, 2025
Sharm el-Sheik, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi, pasdite nga Izrael mbërriti në pushimoren egjiptiane Sharm el-Sheik, ku do të mbahet samiti i paqes për Gazën. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e samitit, Tramp, së bashku me nikoqirin e tij dhe bashkëkryetarin e samitit të paqes, presidentin egjiptian Abdel Fatah el-Sisi, mbajtën një brifing të shkurtër me gazetarët.
Presidenti amerikan i mbajti dorën homologut të tij egjiptian ndërsa dhanë përshtypjet e para përpara një samiti të liderëve botërorë për t'i dhënë fund luftës në Gazë, kur në tryezë janë një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe pengjeve dhe një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.
"Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes", i tha Sisi Trampit para gazetarëve.
"Isha shumë i bindur se Shkëlqesia Juaj është i vetmi i aftë ta sjellë këtë dhe t’i japë fund kësaj lufte", vazhdoi ai. "Madje e thashë me shumë saktësi gjatë komunikimit tim me Shkëlqesinë Tuaj se ju jeni i vetmi i aftë të sillni paqen".
Tani, liderët duhet të sigurojnë që armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit të respektohet, trupat e pengjeve të mbetura të vdekura në Gazë t'u kthehen familjeve të tyre dhe të dorëzohet ndihma humanitare.
Presidenti Tramp, nga ana e tij, tha se faza e dytë e planit të tij prej 20 pikash për armëpushimin në Gaza për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit kishte filluar sot.
"Sipas nesh, ajo ka filluar", tha Trampi, i ulur pranë presidentit egjiptian Abdel Fatah el-Sisi, duke shtuar "dhe e dini, fazat janë paksa të përziera me njëra-tjetrën".
Foto: Krinshot nga Foks njuz