Sirski: Suksesi i Ukrainës në konfliktin me Rusinë varet nga inovacionet
- Suksesi i Ukrainës në konfliktin me Rusinë është kushtëzuar nga inovacionet e vazhdueshme në mënyrën e drejtimit të luftës, deklaroi sot komandanti i përgjithshëm i sapoemëruar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:50, 9 shkurt, 2024
Kiev, 9 shkurt 2024 (MIA) - Suksesi i Ukrainës në konfliktin me Rusinë është kushtëzuar nga inovacionet e vazhdueshme në mënyrën e drejtimit të luftës, deklaroi sot komandanti i përgjithshëm i sapoemëruar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandër Sirski.
Në fjalimin e tij të parë pas emërimit të djeshëm në funksion, Sirski në kanalin Telegram veçanërisht e theksoi rolin që luajnë elementë teknologjike si dronët.
Gjenerali tha se para së gjithash nevojitet planifikim i qartë dhe i detajuar i veprimeve të të gjitha trupave, formacioneve dhe njësive të komandës ushtarake, duke marrë parasysh nevojat e frontit për armatimin më të fundit që vjen nga partnerët ndërkombëtarë, raportojnë mediat ukrainase.
Sirski premtoi se do t' mbrojë jetën dhe shëndetin e ushtarëve ukrainas, si dhe të sigurojë që logjistika të jetë konfidenciale.
Ai e theksoi gjithashtu nevojën për vendosjen e zgjidhjeve të reja teknike, rritjen e përdorimit të sistemeve pa pilot dhe sistemeve moderne të luftimit elektronik.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dje e emëroi Sirskin si Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Ukrainës, pasi Valeri Zaluzhni u shkarkua nga fuksioni i tij. qa
Foto: Arkivi i MIA-s